Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se për shkak të mos votimit të buxhetit të Komunës për vitin 2021 nga ana e asamblistëve, Prizrenit i rrezikohet implementimi i 75 projekteve që kapin shifrën e mbi 10 milionë eurove, projekte këto të cilat janë jetike për qytetarët.
E gjithë kjo sipas kryetarit Haskuka, ka ardhur si pasojë e mosvotimit të buxhetit nga ana e asamblistëve të cilët për arsye të kalkulimeve poltike shkurtpamëse, dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Prizrenit.
Po ashtu, duke i cekur të gjitha projektet të cilët rrezikojnë të mos implementohen, Haskuka ka theksuar se brenda këtyre përfshihet edhe projekti i Komunës së Prizrenit me Bankën Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 5 milion Euro.
Nga ana tjetër, kreu i Prizrenit Mytaher Haskuka, theksoi se në planifikimin e Buxhetit Komunal për vitin 2021, ishin përfshirë 60% të kërkesave të qytetarëve, kërkesa këto të cilët Komuna e Prizrenit i kishte pranuar nga vetë asambleistët, platformave dixhitale të Komunës dhe dëgjimeve publike që i kishin organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të projekteve të cilët rrezikojnë të mos realizohen për shkak të mos votimit të buxhetit të komunës:
Ndërtimi i projekteve infrastrukturore në rrethin e parë unazor 120,000
Rregullimi i infrastrukturës në Muradem, kanalizimi,rrugicat dhe muret mbrojtëse 50,000
Ndërtimi i kanalizimit dhe rrugës në lagjen “Fleti” në Caparc 20,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Jeshkovë 80,000
Rregullimi i infrastructures në lagjen “Dardania II” 200,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Piranë 70,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Lubizhdë të Hasit ,Dedaj 100,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Velezhë, Trepetnicë, Sërbicë e Epërme dhe Caparc 100,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Lutogllavë dhe Malësi të Re 50,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Tupec dhe Atmaxhë 50,000
Ndërtimi i infrastrukturës “Mehmet Hasi” lagjja Tusus 70,000
Ndërtimi i infrastrukturës në rrugën “Besim Telaku” 70,000
Ndërtimi i infrastrukturës në rrugën “Janina” 30,000
Ndërtimi i rrugës Prizren-Hoçë e Qytetit (rruga e vjetër) 150,000
Rehabilitimi i infrastrukturës (rrugët , kanalizimit,ujësjellësit dhe ndriçimit publik) në qendrën historike të Prizrenit 150,000
Ndërtimi i murit mbrojtës dhe rrugicave në Planejë 30,000
Rregullimi i rrugicave në Lagjen “Monega” dhe “Bardheci” në fshatin Shpenadi 20,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Karashëngjergj, kanalizimi dhe rrugët 50,000
Rregullimi i infrastrukturës në Zym ,kanalizimi dhe rrugët 40,000
Ndërtimi i mureve mbrojtëse, kanalizimi dhe rrugicave në Pllanjan 40,000
Hapja e rrugëve në fshatin Mushnikovë 30,000
Intervenime dhe riparime në sinjalistikën e Komunës së Prizrenit 36,798
Ndërtimi i infrastrukturës “Rugova” dhe “Norë Kelmendi” 200,000
Trajtimi i ujërave atmosferike në fshatin Lukinaj 30,000
Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Zhur 50,000
Riparimi i kanalit të rrjedhës së përrockës në Romajë 40,000
Ndërtimi i rrugicave në lagjen Gurishte 40,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Vlashnje, rrugët dhe ndriçimi publik 40,000
Trajtimi i vijave kulluese dhe rrugëve në Vërmicë 50,000
Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Billushë 50,000
Ndërtimi i infrastrukturës në Malësi të Vërrinit 30,000
Ndërtimi i nënkalimit në Landovicë 40,000
Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik përgjatë Tranzitit të vjetër (KFOR-IT) 125,000
Ndërtimi i sheshit te Shtëpia e Bardhë 20,000
Implementimi i planit të mobilitetit 26,292
Rregullimi infrastrukturës ne lagjen kurila 70,000
Rregullimi infrastrukturës në rrugën Kosova 76,292
Ndërtimi infrastrukturës rrugore në zonën nga rrethi Ben-af deri në ortakoll, hekurudha 70,000
Trajtimi i kanalizimit në komunën e Prizrenit, projekte parciale 50,000
Hartimi projektit detal i urës Bregdri-Krushë e Vogël 20,000
Renovimi i kulmit të objektit shkollor “25 Maj” Lubinje e Poshtme 25,000
Ndërtimi i aneksit të shkollës “Ardhmëria” në Landovicë 50,000
Ndërrimi i dyshemesë së sallës së edukatës fizike në shkollën “Nazim Kokollari” Prizren 30,000
Vendosja e busteve nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit 23,000
Furnizimi me dollap për shkollat e Komunës 80,000
Adaptimi hapësirës për laboratore dhe furnizimi me paisje në shkolla 111,000
Ndërtimi i QMF-së në KFOR 870,000
Renovimi dhe mirëmbajtja e objekteve ekzistuese kulturore dhe sportive 250,000
Renovimi i Qendrës sportive “S. Surroi” në Prizren 120,000
Ndërtimi i qendrës kulturore në Novoselan 30,000
Renovimi – rehabilitimi i objekteve të banimit kolektiv në qytetin e Prizrenit me participim 190,000
Rregullimi – rehabilitimi i korridoreve në objektet e banimit kolektiv me participim 100,000
Ndërtimi i parkut të heronjve dhe Memorialit “Tahir Sinani” 70,000
Kontejnerët nëntokësorë (Qendra Historike) 80,000
Ndërtimi i memorialit në fshatin Malësi e Re 20,000
Renovimi i memorialeve ne fshatin Kushnin, Nashec, Lez, Kojushë 40,000
Ndërtimi i murit mbrojtës te Shtëpia Rezidenciale dhe rregullimi I hapësirës 40,000
Furnizim me material ndërtimor për kulme 80,000.00
Lyerja brenda dhe jashët objektit -fasada me ngjyra specifike të përshtatshme për fëmijet sipas rolit të institucionit-reflektues 7,000
Dhoma senzorike 5,00o
Fizibiliteti i potencialit turistik për fshatin Nashec të Prizrenit 10,000
Kredi të lehta dhe huamarrje (BERZH) 75,000
TOTAL 5,524,090
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë