Ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Mytaher Haskuka, ka thënë në tubimin elektoral të Vetëvendosje-s në Prizren se ky qytet sot po i thotë jo krimit, korrupsionit e “Zajednicës”.
“Këta e lanë universitetin pa shkencë, kulturën pa libra, trashëgiminë kulturore të bastisur, vendin pa punë, gjykatat pa drejtësi”, tha Haskuka në këtë tubim.
Haskuka tha se Prizreni sot po tregon se nuk ka vendim pa popull.
“Të gjithë votojmë që me 11 qershor të kemi një kryeministër me zemër, të guximshëm dhe të dijshëm, Albin Kurtin.
Urime populli i bashkuar kundër krimit të organizuar”, ishin fjalët përmbyllëse të tij në këtë tubim./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...