Kandidati për kryetar të Prizreni nga Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka thënë se kandidimi i tij për kryetar të Prizrenit është një obligim dhe përgjegjësi e madhe për të cilën nga sot do të nisin punën në përpilimin e ofertës së tyre qeverisëse.
Sipas tij, programi do të jetë konkret dhe i matshëm, ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën e tyre.
“Pas diskutimeve me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, bisedat me simpatizantët dhe qytetarët e Prizrenit dhe së fundi pas mbështetjes që erdhi nga vota e aktivistëve, pranova të jem kandidat për kryetar komune. Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen! Kandidatura nga radhët e Lëvizjes më bën nder dhe krenar, po një ashtu është obligim dhe përgjegjësi e madhe. Ne qeverisjen nuk e shohim si privilegj por si shërbim ndaj qytetarëve. Për ne qeverisja nuk është qëllim në vete, por mjet për të përmirësuar jetën e qytetarit të thjeshtë. Për ne qeverisja nuk është pushtet, por obligim dhe llogaridhënie. Prandaj, nga sot ne do të fillojmë punën në përpilimin e ofertës sonë qeverisëse, ashtu si në Prishtinë, programi do të jetë konkret dhe i matshëm ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën tonë. Për drejtësi dhe mirëqenie, na duhet ndryshimi. Për zhvillim na duhet pjesëmarrja. Për kthimin e shpresës për një të ardhme me dinjitet për fëmijët na duhet bashkimi. Së bashku për ndryshimin me #meZemër!”, ka shkruar ai në facebook.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...