Haskuka: Nga reshjet ka dëme materiale, por jo të lënduar

15:46 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për situatën e fundit të krijuar në këtë komunë pas reshjeve të dendura të shiut.
 “Mbrëmë të reshurat e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të madhe të dheut në fshatrat Nebregosht dhe Lokvicë. Fatmirësisht pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar”.

“Nga momenti që jemi njoftuar për rastin në vend të ngjarjes kanë dalë Drejtori i Inspektoratit dhe Drejtori i Emergjencave të cilët kanë konstatuar gjendjen dhe me Drejtorin e Shërbimeve Publike kanë aranzhuar intervenimet e duhura për hapjen e rrugës dhe rregullimin e gjendjes”, ka shkruar Haskuka.

“Momentalisht rruga është pastruar nga ekipet e kontraktuara nga komuna. Në ditët në vijim ekipet e Komunës së Prizrenit do të punojnë me inxhinierë në një plan për të sanuar gjendjen në fshatin Nebregosht dhe për të eliminuar rreziqet e ngjashme në të ardhmen, po ashtu ekipet e KEDS do të punojnë në bartjen e trafo stacionit elektrik e cila rrezikohet nga rrëshqitja e dheut”.

“Kërkojmë nga qytetarët e rajonit të Zhupës që të kenë kujdes të shtuar këto ditë dhe të raportojnë rreziqet nga rrëshqitja e dheut dhe të gurëve ashtu që të merren masa preventive”.

Ai ka falënderuar drejtorët Islam Thaqi, Faruk Dakaj dhe Levent Kasemi për intervenimin e shpejtë.

Fotot janë nga fshati Nebregosht, para dhe pas intervenimit.
Image may contain: tree, plant, outdoor, nature and waterImage may contain: outdoor and nature

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme