Haskuka: Nëse vazhdojnë daljet në qytet edhe në Prizren mund të shpallet karantina

23:05 | 11 Prill 2020
Arbresh.info

33 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, ndërsa tri prej tyre vijnë nga qyteti i Prizrenit.

Në lidhje me këtë, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se ekipet e emergjencës do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19, dhe të gjithë do të intervistohen e testohen.

Haskuka ka thënë se ata që kanë ndonjë simptomë duhet të izolohen.

Postimi i plotë:

Më herët me telefonatë u njoftova nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që sot në Kosovë janë diagnostifikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste me COVID-19, ndërsa nga këto raste tri (3) janë nga komuna e Prizrenit.

Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptom duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800.

Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina.

Të gjithë duhet t’i respektojmë masat, mos të dalim nga shtëpitë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nuk ka justifikim, dalja jashtë pos për ushqim apo barna.

Ta ruajmë veten dhe familjen!.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme