Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër për të cilën beson se është më e lartë realisht.
“Kemi 100 raste aktive në Prizren nga mbi 300 persona që kanë qenë të infektuar në periudha të ndryshme kohore. Kohën e fundit janë duke u bërë teste vetëm personave që kanë simptoma të rënda të Covid-19. Mendoj që ka shumë më shumë persona të infektuar. Nga 8 të testuar dje dolën 7 pozitivë.”
“Kur patëm infektime në polici kemi pasë 100 testime në ditë dhe kanë dalë pozitivë 5 deri në 10 persona. Në muajin e fundit që nga 1 qershori kemi më pak testime, por më shumë raste pozitive”.
Haskuka tha se duhet të rritet numri i testimeve nëse dëshirohet të kontrollohet përhapja e pandemisë.
“Kemi punëtorë edhe brenda komunës që kanë simptoma dhe për ata kemi kërkuar që të testohen, por ata po e lënë për ditët në vijim. Kemi raste që edhe unë si kryetar kam kërkuar që të bëhen testimet. Duhet të shikojmë mundësinë për rritjen e testeve në Kosovë, sidomos në Prizren. Kemi shumë më shumë raste pozitive se sa që janë raportuar”.
Komuna që e udhëheq ai është futur në kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 dhe sipas tij qytetarët në këto dy ditë po tregohen të respektueshëm ndaj vendimit, njofton Klan Kosova.
“Pas lehtësimit të masave ka pasë një relaksim të qytetarëve si në gjithë Kosovën ku ata s’i kanë respektuar rekomandimet e IKPSHK-së, por që nga momenti që është vendosur kufizimi i lëvizjes”.
Haskuka në Edicionin Special të Klan Kosovës tha se dje kur edhe hyri në fuqi vendimi për kufizim të lëvizjes u dhanë vetëm vërejtje, por tash e tutje policët janë aktivizuar për të shqiptuar gjoba.
“Inspektorati dhe policia kanë qenë në aktivitet së bashku. Dje kemi dhënë vërejtjet sepse ka qenë masa e parë, edhe më herët kemi vepruar njëjtë, nëse s’janë respektuar vërejtjet kanë shkuar në gjoba. Nga hera e kaluar kemi 400 raste që i kemi denoncuar në prokurori sipas ligjit për urgjenca të shëndetit publik sepse janë vepra penale. Dje edhe sot s’kemi pasë probleme shumë siç shihet në qytet. Qytetarët janë duke i respektuar masat”.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...