Në 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të mbushur me flamuj kombëtar u dha mesazhi i bashkimit dhe mos copëtimit të mëtejmë të territoreve shqiptare.
Në këtë përvjetor homazhet nga qytetarët, institucionet komunale dhe liderët politikë nisen në nderim te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.
E i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka u shpreh i vendosur se më nuk duhet lejuar, siç tha të bëhen operacione me territore të shqiptarëve.
“Në këtë periudhë 142 vjeçare në Ballkan kompromiset gjithmonë janë bërë në dëm të shqiptarëve, në dëm të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht edhe këtë vit po bëhen operacione të tilla me territore tona. Duhet edhe një herë t’i përkujtojmë këta, punën edhe veprat e tyre që mos të bëjmë në gabimet e atyre që i kanë falur tokat”, tha ai.
Përfaqësuesja e Lidhjes së Shkrimtarëve në Kukës, Vera Istrefaj duke kërkuar unifikim të shqiptarëve tha se historia në të kaluarën është treguar e padrejtë me kombin tonë.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...