Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka komentuar raportimet se komuna që ai drejton prinë me numër të rasteve të ngacmimeve seksuale.
Haskuka ka thënë se ka ndodhur vetëm një rast i tentim përdhunimit në rrugën prej Marashit drejt nënklasë, ndërsa ka premtuar se do të bëhet ndriçimi i kësaj rruge.
“Jam i interesuar për këtë çështje dhe kur kemi shikuar statistikat sivjet kemi pasur një rast të tentim përdhunimit, por pastaj kemi kuptuar se ishte rast tentim vjedhje. Viktima ishte një tajlandeze, viteve të kaluara ka pasur më shumë ngacmime. Shqetësuese janë ngacmimet, por ky është problem kulturor në Kosovë”, ka thënë Haskuka.
“Në këtë aspekt do të takohem me shoqërinë civile dhe duhet të ngrisim vetëdijesimin e njerëzve për këtë problem. Ata që ngacmohen duhet të raportojnë në polici, nuk ka pasur asnjë rast të raportimit në polici. Duhet të vetëdijesohen edhe personat që përjetojnë këtë fenomen që ta raportojnë. Nuk dua ta neglizhoj çështjen por nuk ka pasur tentim dhunime, më shumë ka pasur ngacmime verbale”, ka thënë veç të tjerash ai.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...