Propozimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur taksë prej 10 eurove për qytetarët e komunave të tjera që hyjnë në kryeqytet, ka nxitur reagime të shumta. Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Haskuka ka thënë se 10 euro janë shumë për një qytetar që vazhdimisht qarkullon brenda dhe jashtë kryeqytetit.
“Një taksë e tillë është kundër ligjit. Taksa prej 10 eurosh është shumë e lartë, por edhe nëse do të ishte 1 euro prapë nuk është e drejtë, është në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haskuka.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se askujt nuk i mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.
Ajo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende nuk është marrë vendim përfundimtar.
Tutje Selimi deklaroi se kjo do të mundësojë që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga ndotësit janë edhe veturat.
“Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguajë taksën e gjelbër, duhet të paguajë 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi./Express/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...