Google ADS

Haskuka: Dy mjekët kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus

23:48 | 3 Prill 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, ka njoftuar se dy mjekët e Urgjencës në Prizren, kanë dalë negative në testimet për koronavirus.

Njëherit, ai ka bërë thirrje që të mos dezinfomrohet në këtë kohë pandemie, duke marrë shkas shkrimet e disa qytetarëve nga Prizrenit për këta mjekë.

Haskuka njofton:

Dy mjekët e Shërbimit Urgjent të Komunës së Prizrenit për të cilët janë përhapur dezinformata të shumta këto ditë nëpër media dhe rrjete sociale, si të dyshuar me virusin COVID-19 për shkak se kanë pasur kontakt me personin e prekur nga ky virus, kanë rezultuar negativ në testimet e tyre.

Testimet janë bërë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në një situatë të tillë emergjente ku po kalojmë, saktësia e informacionit ka rëndësi të madhe, andaj lus qytetarët që mos t’i besojnë lajmeve të paverifikuara dhe të informohen vetëm nëpërmjet institucioneve relevante.

Ftoj organet e drejtësisë që t’i hetojnë të gjithë ata të cilët dezinformojnë opinionin dhe përhapin panik të panevojshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme