Komuna e Prizrenit dhe shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së 28 shtëpive për 28 familje në nevojë.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në këtë ceremoni ka thënë se kishin folur më Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ për të bashkëpunuar lidhur me këtë projekt.
“Komuna ndante material ndërtimor për familjet të cilat kishin nevojë për shtëpi, mirëpo familjet prapë nuk mund t’i përfundonin shtëpitë e tyre. Kështu bashkëpunuam me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ që këtë material t’ua japim atyre e pastaj ata ta përdorin për shtëpi”, ka thënë ai.
Haskuka ka thënë se kanë zgjedhur këtë datë për shkak që me 28 nëntor më parë u mundua të krijohej një shtëpi në Vlorë.
“Meqenëse ne nuk mund ta bënim një shtëpi të përbashkët, atëherë vendosëm që t’ua bëjmë nga një shtëpi atyre që kanë nevojë. Ndihmat e tilla janë të nevojshme por nësë angazhohemi që Kosova të jetë shtet i drejt, çdo qytetarë i Kosoëvs do të angazhohet ta bëjë shtëpinë për vete. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan për ndërtimin e këtyre shtëpive. Ideja për 28 shtëpitë ka qenë e Halil Kastratit dhe shpresoj që shumë shpejt do të përfundojmë edhe 21 shtëpi tjera.”, shtoi ai.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ky 28 ndryshon nga e kaluara sepse ka më shumë humanizëm.
“Për këtë e meriton shoqata Jetimat e Ballkanit dhe kryetari Halil Kastrati. Ai është humanitar. Ne sot po i ndajm 28 por deri ën fund të vitit do t’i ndajmë 50 shtëpi për familjet në nevojë në këto komuna”, tha ai.
/arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/605918289824846/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...