Këshilltarë të caktuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e mbajtur të enjten janë përplasur me përfaqësuesit e Ekzekutivit, lidhur me tema të ndryshme, gjatë pikës së rendit të ditës të përcaktuar për pyetjet e anëtarëve të KK-së dhe përgjigjet e qeveritarëve komunalë.
Krahas përplasjeve mes këshilltarëve të opozitës dhe lidershipit komunal, tone të ashpra ka pasur edhe nga mesi i anëtarëve të koalicionit qeverisës komunal, që herë pas here janë fjalosur mes vete, e herë me përfaqësuesit e Ekzekutivit, shkruan sot Koha Ditore.
Më të zëshmit në mesin e kuvendarëve kanë qenë Xhavit Uka i LDK-së dhe Ilir Baldedaj i AAK-së, ndërkohë që në raste të caktuara edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka është përgjigjur me tone të larta. Madje gjatë përplasjes me këshilltarët e caktuar Haskuka ka theksuar se disa prej tyre e meritojnë burgun. Ndërkohë monitoruesit nga radhët e shoqërisë civile kanë vlerësuar se ky nivel i përfaqësimit në Kuvend dhe kjo performancë e Ekzekutivit tregon paaftësinë e politikës lokale për adresimin e çështjeve publike.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...