Rrahim Hashimi i ndaluar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimet për fajde, është i njohur mirë nga drejtësia vendore. Biznesmeni që po akuzohet për kërkim të 100 mijë eurove për ta mbyllur një hetim në polici, publikon shumë shpesh edhe fotografi e statuse nga ku shpreh simpatinë për Izraelin.
Ai madje kishe synuar që ta merrte drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës. I njëjti është intervistuar nga Gjykata Speciale për tre ditë rresht, shkruan Gazeta Express
Dy vite më parë, Rrahim Hashimi u arrestua nën dyshimet se kishte marrë 100 mijë euro për të zgjidhur një lëndë e cila po hetohej nga krimet ekonomike në Policinë e Kosovës.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Hashimi dyshohet se ka kërkuar nga të dëmtuarit V.H dhe F.B., kundër të cilëve kishte filluar një procedurë penale, një shumë parash prej 100 mijë euro me qëllim që atyre t’u minimizohet rasti apo të përmbyllet.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, i pandehuri nga familjarët e të dëmtuarve kishte marrë fillimisht 50 mijë euro, ndërkaq falë këtij ryshfeti të dëmtuarit kanë përfituar masa më të lehta të sigurisë. Tutje, prokuroria pretendon se për të vazhduar tutje me ndihmën rreth procedurës, të dëmtuarve u kërkuan edhe 50 mijë euro të tjera.
Hashimi po hetohet së bashku me ish-shefin e Drejtorisë të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës Emin Beqiri, ndërkaq Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës ndaj tyre.
Gjykata e Apelit e kishte liruar nga aktakuza, ndërkaq rastin e Rrahim Hashimin e kishte kthyer për shqyrtim në Gjykatën Themelore.
Hashimi akuzohej nga Prokuroria e Shtetit edhe për ndikimin që kishte pasur në Ambasadën e Hungarisë nga viti 2009 deri në vitin 2017, duke ua mundësuar qytetarëve marrjen e vizës pa u paraqitur fare në Ambasadë.
Video e tij nga zyra duke numëruar një shumë të madhe të parave ishte bërë kohë më parë publike, por Hashimi nga burgu ishte arsyetuar se nuk ishte sekser e kishte marrë paratë e tij.
Ish-luftëtari i “Forcave Komando Delta”, në profilin e tij në Facebook shpreh haptazi simpatinë ndaj Izraelit, ka publikuar fotografi nga parlamenti i atij vendi, e në zyrën e tij mban dy flamuj të shtetit.
Në njërin nga publikimet e tij në Facebook, Hashimi ndërkaq shan popullin turk dhe shtetet arabe, duke i quajtur kafshë primitive, ashtu si e quan edhe presidentin Tayyip Erdogan.
Rrahim Hashimi që thuhet të ketë lidhje të afërta me presidentin e vendit Hashim Thaçi, madje pati edhe pretendime për t’i dalë si kundër kandidat Kadri Veselit për të parin e PDK-së.
Hashimi ndërkaq muaj më pari bëri të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për shkelje të disiplinës ushtarake apo tejkalim të autorizimeve ushtarake. Në Hagë nga Specialia, Rrahim Hashimi u intervistua për tre ditë rresht.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...