Ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ka ardhur në Kosovë për një vizitë familjare.
Nga Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Telegrafin se Thaçit i është aprovuar ardhja në Kosovë për shkak të arsyeve bindëse.
Bëhet e ditur se Thaçi do të jetë nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në vizitën që do t’ia bëjë familjes.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndryshe, ditë më parë është raportuar se babai i ish-presidentit, në moshë të shtyrë, prej kohësh është i sëmurë. I njëjti për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, thuhet se është trajtuar edhe në spital.
Edhe në maj të këtij viti Thaçit i ishte mundësuar vizita në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar të nënës së tij.
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...