Hashim Thaçi takohet me Justin Trudeau

12:26 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti Thaçi takoi kryeministrin Trudeau, konfirmohet përkushtimi për vlera të njëjta.

Ottawa, Kanada, 21 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, në vazhdim të ditës së parë të vizitës zyrtare në Kanada.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për përkrahjen e Kanadasë për Kosovën.

“Jemi falënderues për përkrahjen për refugjatët gjatë luftës, por edhe në ndërtimin e shtetit tonë të lirë e demokratik dhe konsolidimin e tij në botë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kanadaja është partner strategjik i Kosovës”.

Kryeministri Trudeau u shpreh se Kanadaja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

“Kanadaja do të qëndrojë përkrah Kosovës përgjithmonë”, u shpreh kryeministri Trudeau.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Kanadasë në ndërtimin e shoqërive shumë-kulturore e gjithëpërfshirëse.

“Ndajmë parime dhe vlera të njëjta. Mund të mësojmë nga përvoja e Kanadasë në ndërtimin dhe promovimin e këtyre vlerave”, u shpreh presidenti Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme