Google ADS

Hashim Thaçi sot takohet me Richard Grenell, të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

06:39 | 9 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentit në ora 13:00, shkruan arbresh.info.

Ndryshe, para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme