Rreth 600 dekorata janë ndarë nga Presidenti Hashim Thaçi vetëm deri në dhjetor të vitit të kaluar. Përveç tyre, ai po planifikon që të ndajë edhe 1 mijë të tjera deri në përfundim të mandatit. Me numër më të madh dekoratash pas Thaçit renditet ish-presidentja Atifete Jahjaga, deri me më së paku ish-Presidenti Behgjet Pacolli. Sipas të dhënave të publikuara nga ZRPK’ja, të gjithë presidentët bashkë kanë ndarë mbi 1 mijë e 500 dekorata.
Mbi 500 medalje, mirënjohje e urdhra janë ndarë nga Presidenti Hashim Thaçi për personalitete deri në fillim të vitit 2019. Në mesin e atyre që janë dekoruar përgjatë viteve janë edhe Majlinda Kelmendi, Rita Ora e Dua Lipa.
Por, ky numër i të dekoruarve pritet të rritet edhe më shumë deri në fund të mandatit të tij.
Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka shpallë tender në vlerë 170 mijë euro për furnizim me 1 mijë medalje. Këto dekorata Presidenti planifikon që t’i ndajë në tri vitet e ardhshme.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar ZRPK’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, është bërë e ditur kompania që do bëjë furnizimin me medalje është “Gan Dizajn”.
Kontrata është për një periudhë tri vjeçare, deri kur edhe do t’i përfundojë mandati presidentit aktual.
“Sasia e planifikuar për tri (3) vite është një mijë (1.000) copë medalje, vlera totale në mjete monetare është 170,000. 00 euro”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.
Ndërkohë, sipas listave të publikuara në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, që nga viti 2002 janë ndarë mbi 1 mijë e 500 dekorata, përfshirë mirënjohje, medalje, urdhra.
Me më së shumti dekorata prin Presidenti aktual, Hashim Thaçi, pasuar nga ish-presidenja Atifete Jahjaga dhe Presidenti Historik, Ibrahim Rugova.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga për katër vite sa ishte në krye të Presidencës së Kosovës ka ndarë 550 dekorata. Ndërkohë, Presidenti Historik, Ibrahim Rugova sa ishte në krye të Presidencës kishte ndarë 225 dekorata.
Në mesin e personaliteteve që i kishte dekoruar Rugova janë edhe Bill Clinton , George Ë Bush, Jacques Chirak, Sekretari i OKB Kofi Annana, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, Bobe Doli, Hillary Clinton, Javier Solana dhe Tony .
E në kohën e ish-presidentit Fatmir Sejdiu ishin ndarë vetëm 74 dekorata. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe Ibrahim Rugova dhe Joe Biden.
Personalitet të njohura kishte dekoruar edhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Prej 32 dekoratave që i kishte ndarë, një prej tyre ishte për Presidentn e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Presidenti që ka ndarë më së paku dekorata mbetet Behgjet Pacolli. Sa ishte në krye të Presidencës ai kishte ndarë vetëm një dekoratë. Ai në vitin 2011, i kishte ndarë medaljen ambasador nderi i Kosovës, Franz Anton Beckenbauer një medalje./Gazeta Express
EVIDENCA E TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTJA ATIFETE JAHJAGA (2011 – 2016)
550 të dekoruar
EVIDENCA E TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTI BEHGJET PACOLLI (2011)
Vetëm një i dekoruar
EVIDENCA E TË DEKORUARVE NGA USHTRUESI I DETYRËS SË PRESIDENTIT JAKUP
KRASNIQI (2010-2011)
32 të dekoruar. Në mesin e të dekoruarve edhe Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan. (Medalja e Artë e Pavarësisë)
EVIDENCA E TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTI FATMIR SEJDIU (2006 – 2010)
74 të dekoruar. Në mesin e të dekoruarve edhe Ibrahim Rugova dhe Joe Biden
EVIDENCA E TË DEKORUARVE NGA PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA (2002 – 2006)
225 të dekoruar. Në mesin e tyre Bill Clinton , George Ë Bush, Jacques Chirak, Sekretari i OKB Kofi Annana, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, Bobe Doli, Hillary Clinton, Javier Solana dhe Tony Blair./Gazeta Express
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu