Ka nisur seanca gjyqësore në rastin “Syri i Popullit” kundër dhjetë të akuzuarve: Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari si dhe Rexhep Topllana.
Gjatë kësaj seance po intervistohet presidenti Thaçi.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 27 shkurt 2018 ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Llumnicës, Ragip Sallovës, Sadri Ramabajës, Sabit Berishës, Behxhet Luzhës, Halim Halimit, Bajrush Konjushës, Lirije Luzhës dhe Rexhep Topllanës për vepra të ndryshme penale.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Avni Llumnica me dashje që i akuzuari Murat Jashari ta vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale.
Llumnica thuhet se më 6 mars 2017 e kishte sjell nga Zvicra në Kosovë të akuzuarin Murat Jashari, e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ndërsa një ditë më vonë e kishte dërguar në motel “Fontana” në Veternik, ku ia kishte paguar edhe fjetjen në këtë motel.
Ndërsa sipas pretendimeve të Prokurorisë, kur i pandehuri Murat Jashari kishte kryer vepër penale ndaj Azem Vllasit, ai bashkë me të akuzuarin Llumnica ishin takuar në qytet dhe pasi që kishin dashur të largoheshin për në shtetin e Zvicrës në orën 12:00 të mbrëmjes ishin arrestuar nga Policia e Kosovës.
Me këtë Llumnica akuzohet se ka kryer veprën penale “Hakmarrje në ndihmë” nga Neni 396 i KPRK-së. Llumnica sipas kësaj aktakuze sa ishte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, më 16 maj 2017, thuhet se duke përdorur kanosjen dhe forcën ka dhunuar të dëmtuarin N.Z., duke e futur në banjë të dhomës së paraburgimit dhe duke e detyruar të njëjtin që t’i bëjë seks oral.
Sipas akuzës, Llumnica edhe para se të ndodhte rasti disa ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht të dëmtuarin në fjalë. Llumnica akuzohet për veprën penale “Dhunim” nga Neni 230 i KPRK-së. Të pandehurve: Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha pretendohet se më 15 maj 2017, siç thuhet në aktakuzë, si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin “Avni Rrustema” diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që t’i destabilizonin ose t’i shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/686856301779675/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...