Kryetari i vendit, Hashim Thaçi për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u është drejtuar ushtarëve të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.
Menjëherë pas takimeve që pati në Munih e Bruksel, ai arriti në Prishtinë për ta zhvilluar agjendën e tij për ditën e Pavarësisë, raporton arbresh.info.
Fillimisht ai parakaloi para ushtarëve të FSK-së.
E gjatë fjalimit të mbajtur presidenti Thaçi, tha se për të ardhur deri në ditën që Kosova ta ketë ushtrinë e vet u desh shumë mund dhe përpjekje.
“Sot kur Kosova feston 12 vjetorin e Pavarësisë eshë nder të jem para jush. Në këtë ditë të madhe dhe historike, për të ardhur deri në këtë ditë që Kosova ta ketë ushtrinë e vet, u desh durim, përpjekje, mund, unitet, partneritet me miq ndërkombëtar sidomos me SHBA-në”, u shpreh Thaçi.
Po ashtu ai tha se FSK është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të Kosovës me shtetet mike.
“Brenda 10 viteve FSK u shndërrua ne ushtri të Kosovës. Bazamenti i ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri, ushtria e Kosovës është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të shteteve mike me Kosovën”, tha Thaçi.
Presidenti u shpreh krenarë me Ushtrinë e Kosovës.
Ai vitin që lamë pas e cilësoi si të suksesshëm për Ushtrinë e Kosovës, duke veçuar ndihmat që ata i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të ndodhur në nëntor.
“Të nderuar oficerë e ushtarë, ju me punën tuaj jeni bërë krah për krah me ushtritë e vendeve tjera. Krenohemi me ju, me gatishmërinë për të shërbyer kudo.
Disiplina e juaj ushtarake dhe etika juaj, vërehet kudo në Kosovës. Viti qe lamë pas rrumbullakosi me sukses FSK-në si ushtri e Kosovës”, tha Thaçi.
Ndryshe, Presidenti Thaçi sonte do të organizoj edhe pritje shtetërore për nder të pavarësisë në Katedralen “Nënë Tereza”./arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...