Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë.
Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.
Nga minuta 42:00 e tutje zbulohet se si mund të ndikojnë dëshmitarët e profilit të lartë në rastin “Syri i Popullit” që ai të mos gjykohet drejtë. Aty zbulohet se sa kohë mëparëHashimThaçi si President e dinte që do të ketë aktakuzë në këtë rast.
Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe kush e krijoi këtë organizatë, se a pati agjentë të huaj të spiunazhit të infiltruar në të dhe cilës parti opozitare po tentohet ti faturohet kjo organizatë terroriste.
Mbrojtësit e të akuzuarve për herë të parë zbulojnë provat që ata thonë që i kanë që ky është një proces më shumë politik se sa ndjekje e drejtësisë kundër kriminelëve .
A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”? Si duket kjo organizatë, Shtabi i Përgjithshëm i saj dhe si financohej. Këto dhe detaje të tjera zbulohen gjerësisht në pjesën e dytë të dokumentarit “Patriotë të çmendur”.
InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi.
Këtu e gjeni videon e plotë të dokumentarit:
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=patriote-te-cmendur-pjesa-e-dyte-2
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...