Zeka ka thënë se Thaçi e Kurti kanë folur në telefon dhe se pasur kërcënime mes tyre.
Ish-deputeti Miliam Zeka thotë se ka qenë dëshmitar i konfliktit të parë mes presidentit të tanishëm Hashim Thaçit dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit. Sipas tij, thyerja e parë mes të dyve ka qenë gjatë konferencës së Rambujesë.
Zeka thotë se atëherë ishte zhvilluar një bisede telefonike mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit, e kjo bisedë, sipas tij, ishte ‘e pakëndshme’.
“Përmes telefonit tim është bërë një bisedë e ashpër mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë Zeka.
“Është bërë përmes celularit tim suedez dhe e kanë të regjistruar shërbimet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Zeka thotë se në telefonatën mes Thacit e Kurti ka pasur edhe kërcënime.
“Nuk ka pasur sharje, por ka pasur kërcënime. Janë normale se edhe gruaja ime mua më kërcënon”, thotë Zeka./orainfo/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...