Google ADS

Hashim Thaçi dhe stafi i tij do të largohen nga zyret në Kuvendin e Kosovës

16:16 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më nuk do të qëndroj në objektin e Kuvendit të Kosovës. Shumë shpejtë bashkë me stafin e tij pritet të zhvendoset në një objekt tjetër.

Objekti ku tani është e vendosur Ministria e Bujqësisë si dhe Ministria e Kulturës dhe Rinisë do të jetë “shtëpia” e re e Thaçit.

Kështu e ka mësuar gazeta inFokus, nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se një pjesë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shumë shpejtë do të bartet në Prizren, ashtu siç kishte paralajmëruar në kohë fushatë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërsa për ti lëshuar vend Presidencës do të largohet edhe Ministria e Bujqësisë, një pjesë e së cilës do të bartet në objektin e ri të Qeverisë së Kosovës, në objektin e Rilindjes, ndërsa një pjesë tjetër do të bartet në një objekt tjetër me qera, shkruan gazeta inFokus.

Zhvendosja e stafit të Presidencës është e paraparë të bëhet prej datës 25 prill të këtij viti.

Kjo zhvendosje e presidencës është pëlqyer edhe nga deputeti vendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai deklaroi se me lirimin e zyrave nga ana e stafit të presidentit për zhvendosje diku tjetër, do t’ju mundësohet që edhe deputetëve të kenë hapësira të mjaftueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme