Hashim Thaçi: Brukseli po e pret veç demarkacionin që të hiqen vizat

16:48 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Brukseli është duke e pritur vetëm ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, dhe Kosovës do t`i largohen vizat.

Ai ka theksuar sërish se është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin se kur do të lëvizin lirshëm qytetarët e vendit.

Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

Komisionerët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po e pret vetëm edhe ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme