Kushtëzimet e Listës Serbe tashmë janë bërë të përditshme, mirëpo opozita kosovare nuk e ka ndërmend të bie pre e këtyre kushtëzimeve dhe nuk do të lejoj që Asociacioni të jetësohet.
Kështu ka thënë për Gazetën Monitor, anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën Bajram Hasani.
“Jemi mësuar me kushtëzimet që bën Lista Serbe, çdoherë që kanë për qëllim të marrin diçka nga Kosova ata vënë kushte. Ne e kemi thënë disa herë e ritheksojmë edhe tani, se nuk do të lëshojmë pe sa i përket krijimit të Asociacionit”, ka thënë Hasani.
Ai ka përmendur edhe Gjykatën Kushtetuese dhe konstatimi që kjo e fundit i ka bërë neneve të këtij Asociacioni, konstatime të cilat kanë treguar siç ka thënë Hasani se ky Asociacion është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
”Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se shumica e neneve të këtij Asociacioni janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Si të tillë ne që jemi të thirrur për të mbrojtur kushtetutshmërinë e vendit nuk do të lejojmë që të bëhemi pjesë e një loje të tillë”, ka theksuar Hasani.
Sipas tij Qeveria e vendit tashmë është mësuar të lëshoj pe përball kërkesave serbe, çfarëdo qofshin ato,mirëpo kjo nuk do të thotë se edhe ne do të lëshojmë pe
Hasani ka thënë se serbët e Kosovës duhet të integrohen brenda jetës institucionale të vendit por nuk do të lejohet që ta shndërrojnë Kosovën në një Bosnje të Dytë.
Ai këtë reagim e ka bërë pas deklaratës së Zëvendëskryeministrit serb në Qeverinë e Kosovës Branimir Stojanoviq, i cili gjatë ditës ka deklaruar se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri sa në Kuvend nuk sjellët Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...