Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Në një postim në Facebook, Hasani tha se Thaçin e gjeti në formë të mirë shpirtërore dhe optimist, shkruan Arbresh.info.
“E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të trimfojë. Ishte vërtetë mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia dhe kthjelltësia e vizitonit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm që proceset gjyqësore janë një maratonë me t’përpjeta e tatpjeta. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht.”, tha ai.
Ndër të tjera, ai i përcjelli urimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si dhe sigurinë që mbështetja nuk do t’i mungojë në asnjë rast.
“Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet as sakrificat e bijëve të vet ashtu si dje në luftë, por edhe sot në paqe”, u shpreh ai.
Po ashtu, ministri Hasani u shpreh se e ka informuar ish-presidentin zhvillimet e fundit në Shqipër dhe vendet e rajonit.
“Hagë – Bëjmë thirrje për një proces gjyqësor të përshpejtuar, transparent dhe politikisht të paanshëm për: Hashim Thaçin, Kadri, Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos./Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...