Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë në emisionin “Përballje”, ka thënë se kjo ministri është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.
Bajram Hasani, duke komentuar taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, tha se mund të ndikojë tek bizneset dhe se kjo taksë prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.
“Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë se ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë e lartë…Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes……Na duhet ndoshta edhe autostradës tonë duhet ti vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksa të larta” ka deklaruar Hasani.
Ministri Hasani ka thënë se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri.
“Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, ka thënë Hasani.
Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.
Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në emisionin “Përballje” ka thënë se kjo ministri është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë.
“Unë si ministër edhe si ministri kam me punu shumë, dhe jam fokusi që t’ju ndihmohet prodhuesve vendor, jemi duke punu me lehtësira që mbështet prodhimet edhe kam me i përdorë të gjitha mekanizmat”…
Sipas Hasanit nëse mbështeten prodhuesit vendor do të rritet edhe puna edhe zhvillimi edhe eksporti i Kosovës.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...