Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se Gjykata Speciale veproi sipas ligjit kur publikoi njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
“Unë po them se ka drejt me shpallë.. siç ka drejtë në rregullore… siç ka drejt ngritjen e aktakuzës me mbajt sekret. Edhe atë ka drejt ta bëjë Gjykata… S’po them a është mirë a keq, s’po bëj paragjykim”, tha Hasani i ftuar në emisionin Pressing.
Ai është i bindur se Specialja veproi sipas kompetencave që ka.
“Besoj që arsyeja kryesore e shpalljes së aktakuzës është ajo që është thënë në njoftimin e Gjykatës Speciale, frika nga fraksionet….”, tha Hasani.
Ai është i bindur në punën e drejtë të ekipit të Speciales.
“Sepse tjetër çka unë kurrë nuk mund të besoj dhe nuk dua të besojë se biografia e atyre që i kam pa, një edhe e kam njoftë personalisht …s’muj me besu që ata janë si prokurorët tonë që me një fishkëllimë gjuju këtij, gjuju atij…ndryshojnë qëndrim’, theksoi Hasani.
Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.
Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.
Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...