Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, tha se shtirja e sovranitetit mund të bëhet vetëm përmes procesit politik, i cili duhet të hapet.
Hasani, në ‘RTKPrime’ ka folur për situatën e sigurisë në vend, veçmas për urën mbi lumin Ibër. Ai tha se për çështjen e urës duhet shtruar në disa dimensione, në dimensionin e përgjithshëm, atë simbolik, si dhe dimensioni zyrtar.
Sipas tij, të konkludosh se përmes urës arrihet shtrirja e sovranitetit është absurd. Ai tha se shtrirja e sovranitetit nënkupton kur shtrin taksat, gjyqet, disiplinën publike, luftën kundër krimit, etj.
Për atë që pushteti aktual numëron si një nga sukseset e realizuara, Hasani tha se varet se si të shikon Perëndimi, ku sipas standardeve të tyre Kosova sot nuk ka struktura të pushtetit civil, d.m.th. nuk ka polici të rregullt, gjyqësi të rregullt, prokurori të rregullt. Atje, shtoi ai, Prokuroria funksionon me komandim, “pra nuk janë indigjene, siç janë në Deçan, në Graçanicë dhe pjesë të tjera të vendit”, tha Hasani, derisa vuri në pah standardet mbi të cilat NATO ka goditur regjimin e Millosheviqit.
Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, në ‘RTKPrime’ tutje theksoi se në veri të vendit ka mungesë të sovranitetit, për shkak se nuk ka prokuror të rregullt, gjykatës e polici të rregullt.
“Praktikisht në Kosovë ka mungesë totale të sovranitetit në pjesën veriore, për shkak se rendi dhe ligji mbahen me dhunë”, tha Hasani, duke shtuar se nuk mund që në emër të luftimit të krimit të organizuar të ushtrosh dhunë sistematike ndaj krejt popullsisë.
“Derisa nuk ka prokuror të rregullt, gjykatë të rregullt, polici të rregullt, ajo konsiderohet mungesë sovraniteti dhe dhunë sistematike bruto e shtetit të pavarur e sovran të Kosovë dhe kush mendon se mund të shtrihet sovraniteti i vendit me mjetet e dhunës fizike të aparatit shtetëror është naiv më i madh. Ajo mund të bëhet vetëm përmes procesit politik”, tha Hasani për RTK.
Hasani më tej tha se qeveria aktuale ka pranuar dy dokumente që nuk kanë asnjë lidhje me marrëveshjet paraprake, përveç procedurës, që, sipas tij, përmbajnë autonomi territoriale dhe status ekstraterritorial të Kishës Ortodokse Serbe dhe ato marrëveshje ky shtet do t’i realizojë.
“Interpretimin e çështjeve nga dialogu kjo qeveri e ka pranuar vet në Ohër, që i bën BE-ja, jo ne. Çdo interpretim i dispozitave të marrëveshjeve, përfshirë edhe çështjen e urës, dhe çdo gjë tjetër që lidhet me dialog, e interpreton BE-ja”, sqaroi Hasani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...