“Shtëpinë e Verdhë”, ku UÇK akuzohet se ka kryer transplant organesh, ambasadori i Kosovës në Shqipëri e quan një shpikje serbe. Nait Hasani deklaroi për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se Serbia po e përdor këtë si një argument për të bërë lojë politike.
“Për mua është me rëndësi lufta dhe mbrojtja e luftës. “Shtëpia e Verdhë” është shpikje e Serbisë për qëllime politike. Ne do t’i tregojm gjykatës se nuk ka patur “Shtëpi të Verdhë”.
Diplomati theksoi se pa luftën e UÇK, sot Kosova nuk do të ishte e lirë. Prandaj ai tha se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të njëri-tjetrit./vizionplus/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030