Të reshurat kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë, mirëpo Kosova nuk është në shkallën emergjente të përmbytjeve të mëdha nga të reshurat atmosferike.
Kështu tha në një intervistë për Telegrafin koordinatori i Qendrës Operative të Emergjencave, Mahir Hasani.
Ai tha se nga të reshurat atmosferike në komunën e Dragashit janë identifikuar disa probleme.
“Në rajonin e Prizrenit, në Dragash ka pasur probleme. Sipas informacioneve tona që i kemi, gjashtë familje apo gjashtë shtëpi u ka hyrë uji në bodrume. Pastaj si problem është shfaq lumi i Lumbardhit, i cili ka dalë nga shtrati”, theksoi ai, për Telegrafin.
Sipas tij, edhe në qytetet si: Mitrovica dhe Prishtina uji ka depërtuar nëpër disa lokalitete dhe janë paraqitur disa probleme me kanalizimet.
“Kemi dy raste në Mitrovicë ku uji ka depërtuar në markete, bodrum si dhe në një qendër të regjistrimit. Në Prishtinë kemi pasur disa raste të vogla siç ka qenë Bërnica, po ashtu edhe në disa lagje. Por, shkaktari kryesore janë kanalizimet”, tha Hasani./Telegrafi
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1985629768120056/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje