Google ADS

Hasani: Rasti i Dick Marty mund t’a ndihmojë Thaçin

17:06 | 10 Prill 2022
KRG

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka folur lidhur me raportimet seDick Marty është kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe me vdekje.

Hasani ka thënë se zhdukja ose vrasja e tij në një shtet demokratik sikur se është Zvicra e që ka një numër të madh të shqiptarëve që punojnë atje tentohet të bëhet që t ‘ua vesh shqiptarëve si reaksion për shkak të burgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

“Kur ka filluar procesi i mbledhjes së shënimeve dhe raporti i Dick Marty ka qenë një gjë e ditur se është furnizuar nga shërbimet e Serbisë dhe mbështetur nga shërbimet e Rusisë kështu që ai raport ka pasur influencën dhe ndikimin e madh sidomos në Bashkimin Evropian dhe është miratuar një rezolutë nga ai raport dhe sot të gjitha rrethanat na kanë sjellë deri tek Gjykata Speciale që është themeluar në Kosovë, dhe kjo Gjykatë sot ka ardhur me një përfundim që sot e kemi Presidentin, dy kryetar të Kuvendit, deputet dhe të tjerë në Gjykatën e Hagës, në Gjykatën Speciale që e kemi themeluar ne, që kemi qenë të detyruar t’a bëjmë këtë për nevojat politike dhe interesat e shteteve të cilat e kanë sponsorizuar këtë”.

“Rrethanat pas 10 vite, 12 që është kjo procedurë ka ardhur një përfundim dhe ka dalë e vërteta thuajse në shesh, sponzorizuesit e Raportit të Dick Martyt por në të njëjtën kohë dhe zhdukjen e Dick Martyt po ata sponsorizues. Kjo tregon që ai raport është bërë nga shërbimet. Tani zhdukja e tij, ose vrasja e tij , eliminimi fizik ose atentati ndaj tij në një shtet demokratik sikur se është Zvicra tregon që ka një numër të madh të shqiptarëve që punojnë atje dhe t ‘ua vesh shqiptarëve si reaksion për shkak të burgosjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kryetarëve të Kuvendit dhe të gjithë atyre atje, që t’a rëndojnë këtë lëndë për shkak që kjo lëndë nuk ka bazë materiale që të Gjykojë një President në Gjykatën Speciale. E vetmja mundësi për t’i ngarkuar peshën atyre është zhdukja e Dick Martyt, ose ta rrit fajësinë e Tyre”.

Hasani ka përmendur edhe rastin PANDA ku sipas tij Serbët e kanë bërë dhe ja kanë vesh UÇK-së, por kjo është zbuluar nga vetë shërbimet serbe kur kanë dashur t’a eliminojnë Milloshoviq-in.

“Serbia ka bërë vrasje të tilla që ju kanë veshur shqiptarëve në vazhdimësi. Në Kosovë e kemi Rasin PANDA që Serbët e kanë bërë dhe ja kanë vesh UÇK-së, por ajo është zbuluar vet nga zbulimet serbe, nga shërbimet e tyre që kur kanë dashur t’a eliminojnë Milloshoviq-in atëherë e kanë zbuluar se rasti PANDA ka ndodhur nga Shërbimi Sekret Serb dhe shqiptarët janë masakruar, torturuar dhe dhunuar pikërisht për rastin PANDA”.

Ish-ambasadori shtojë që Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen në këtë drejtim që ky raport dhe ky rast i Dick Marty-t të prezantohet tek misionet diplomatike si rastin më të rendë të mundshëm diplomatik që po i ndodh Kosovës.

“Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen në këtë drejtim që ky raport dhe ky rast i Dick Marty-t të prezantohet tek misionet diplomatike, si rast që ka ndikuar të krijohet Gjykata Speciale dhe në rrethanat politike që janë krijuar tani në Bashkimin Evropian dhe në Evropë, dhe luftës së Ukrainës me Rusinë t’i thotë stop dhe të mbyllet procesi i Gjykatës Speciale, sepse ata që e kanë faktorizua dhe sponsorizua janë Serbia. Ata e kanë bërë edhe sponsorizimin e vrasjes që të ja ngarkojnë edhe një here shqiptarëve.

Institucionet e Kosovës duhet t’a prezantojnë këtë si rastin më të rendë të mundshëm diplomatik, politikë që i ka ndodhur dhe po i ndodh një njeriu por të njëjtën kohë edhe Kosovës në këtë rast. Prandaj Kosova ka pësuar në këtë drejtim dhe sot është duke u përballur me Gjykatën Speciale pikërisht nga këto raste”, tha Hasani për Ekonomia Online.

Ish-deputeti i PDK-së vazhdojë se ky rast i ndihmon mjaft shumë Thaçit dhe të tjerëve për shkak se tregon sponsorizimet dhe vijën si ka shkuar prej fillimit deri më tani dhe i ndihmon që Bashkësia Evropiane ta kuptojë kush është Serbia.

Tutje e theksojë se ky raport dhe rasti i Dick Marty-t tregon se kjo është gjykatë politike dhe si e tillë duhet të zhbëhet.

“Kjo politikisht i ndihmon mjaft shumë Thaçit dhe të tjerëve për shkak se tregon sponsorizimet dhe vijën si ka shkuar prej fillimit deri më tani dhe i ndihmon që Bashkësia Evropiane ta kuptojë kush është Serbia, veprimet dhe se çka është në gjendje të bëjë për të arritur një qëllim të caktuar.

Unë po kërkojë që institucionet e Kosovës të merën me këtë çështje si rasti më i rëndë diplomatik që ka ndodhur. Prandaj edhe në herë duhet t’i drejtohen misioneve diplomatikë, SHBA-së, BE-së, Brukselit, dhe të gjithëve për këtë rast që është ndër rastet me të rënda”.

“Akuzat që janë mbledhur janë politike dhe në formë politike duhet të bijën si akuza dhe nuk qëndrojnë si akuza për shkak të krijimit të një Gjykate të tillë. Nëse ka raste individuale është çështje tjetër por të akuzohet UÇK-ja si ndërmarrje e përbashkët kriminale kjo është vepër politike e një shteti të caktuar që ka kërkuar për ta bërë, sikur se Serbia që është prandaj kjo duhet të bije si vepër politike, dhe atje nuk ka një ndërmarrje kriminale. UÇK-ja është UÇK dhe nuk është ndërmarrje kriminale sikur se e akuzon Serbia me këtë raportin e Dick Marty-t. Gjykata Speciale është diskriminuese, jo e barabartë, nuk e trajton drejtësinë por eliminon një njësi ose një komb brenda vetës. Kështu që merret me gjykimin e shqiptare, ndërsa serbët e të tjerët që kanë bërë krime në Kosovë ajo nuk i trajton. Ky raport dhe rasti i Dick Marty-t tregon se kjo është gjykatë politike dhe si e tillë duhet të zhbëhet”.

Të ngjashme