Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani gjatë një deklarate për mediat me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe lirinë territoriale të Ukrainës.
Hasani ndër të tjera gjatë fjalës së tij tha se është diskutuar për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë dhe kanë arritur në dakordësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Gjithashtu ministri Hasani u shpreh se ambasada në Kiev mund të hapet brenda këtij viti.
“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes.Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5, “Rivendosja e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”. Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti.”, u shpreh Hasani,
“Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Dakortësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.Mbështesim avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane. Të gatshëm që të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces. Uroj që Samiti i sotëm të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës.”, përfundoi ai./tvklan.al
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person