Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur sot në takime të ndara gratë e Krushës që merren me në kultivimin, prodhimin dhe konservimin e perimeve dhe përfaqësueset e komitetit të grave të verbra të Kosovës.
Ai iu ka ofruar mbështetje grave të Krushës në rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit si dhe ndihmë për rritje në punësim.
Hasani ka theksuar se ministrinë që ai e drejton do t’i ketë në vëmendje gratë e Krushës duke vazhduar mbështetjen për biznesin që bëjnë duke rritur eksportin e prodhimeve vendore.
Shefi i dikasterit qeveritar të Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se gratë e Krushës janë inspirim për shumë gjenerata, pavarësisht humbjes së kryefamiljarëve, sepse nuk janë dorëzuar dhe kanë vazhduar punën me shumë sfida.
“Gratë e Krushës janë shembull i sakrificës dhe suksesit, pavarësisht vështirësive që kanë pasur kanë arritur të krijojnë biznes. Në kuadër të prioriteteve që i kemi si ministri do të punojmë shumë që gratë e Krushës të kenë edhe rritje të eksportit dhe prodhimet e tyre të kenë shtrirje sa më të madhe në Kosovë dhe rajon”, ka thënë ministri Hasani.
Në takimin me përfaqësueset e grave të verbra Hasani ka thënë se janë një kategori që janë lënë pas dore dhe nuk kanë gjetur mbështetje.
Ai ka thënë se do të punojnë që të drejtat e tyre, që janë të garantuara me ligj, dhe të zbatohen./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...