Hasani pas takimit me Konjufcën: Theksova rëndësinë e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare

14:36 | 16 Janar 2024
E.K

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka shkruar se me Konjufcën kanë vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe rëndësia e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare.

“Me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca vlerësuam bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe theksova rëndësinë e zgjerimit të dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare.”, u shpreh Hasani./Arbresh.info

Të ngjashme