Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar se është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka njoftuar se me Gërvallën kanë diskutuar për intensifikimin me projekte konkrete të marrëdhënieve dhe hapave drejt së ardhmes euro-atlantike.
“Me miken dhe homologen time, Ministren Donika Gërvalla diskutuam mbi intensifikimin me projekte konkrete të marrëdhënieve tona strategjike, dhe hapat drejt të ardhmes së përbashkët euro-atlantike”, shkroi ai.
“Rivitalizimi i procesit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, në bashkërendim me vendet partnere, si dhe anëtarësimi në organizata rajonale e ndërkombëtare, përfshirë edhe A5 ku Shqipëria ka Presidencën për këtë vit, mbeten prioritete kryesore të punës sonë të përbashkët”.
Tutje, Hasani falënderoi Gërvallën për mirkpritjen dhe diskutimin konstruktiv për të dyja vendet.
“Faleminderit Ministres Gërvalla për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin konstruktiv për të dy vendet tona.”, përfundoi ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hasani: Shqipëria është dhe do të vazhdoj të jetë përkrahëse e fuqishme e integrimit të Kosovës
Gërvalla: Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të thotë fjalën për atë që ka ndodhur në Banjskë
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...