Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se presin kryerjen e një hetimi serioz për grupin kriminal terrorist që më 24 shtator kreu agresion ndaj Kosovës, duke vrarë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai tha se në situatën e tensionuar mes dy vendeve, rruga drejt paqes është dialogu dhe njohja reciproke.
Në konferencën e përbashkët me Komisionerin evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, tha se nuk ka asnjë ndryshim në politikën e Jashtme të Shqipërisë, por ka ndryshim në gjeopolitikën.
Ai më tej tha se lidhur me qëndrimin ndaj ngjarjes në veri të Kosovës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terrorist, kriminal, për të cilin do të reagonte në të njëjtën mënyrë kushdo që do të mbante detyrën që ai e ka sot.
“Qëndrimi ynë ndaj dialogut dhe të normalizimit mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me qëndrimin e BE-së dhe të SHBA-së”, deklaroi Hasani.
Ai më tej sqaroi se ka kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht në instancat më të larta të NATO-s se “formati i këtij dialogu të normalizimit duhet ngritur në nivelin e një organizmi të një konference normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve”.
Ministri Hasani shfaqi shpresën se Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, lidhjet e tyre me trafikantë të armëve dhe individë apo me subjekte të tjera në Serbi apo gjetkë.
“Sidomos tani dialogu mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme drejt paqes”, deklaroi Hasani, derisa shtoi se palët duhet të tregojnë një guxim në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të mbështetur nga BE e SHBA, e cila do të mundësojë njohjen reciproke në mes të dyja shteteve anëtarësimin e Kosovës në OKB, si dhe trajtimin pakicave bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Njohja reciproke mes dy vendeve, anëtarësimi I Kosovës në Kombet e bashkuara dhe trajtimin e drejtë të pakicave bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, u shpreh ministri Hasani.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...