Hasani: Mbrojtja e Manastirit obligim kushteutues, s’kishte nevojë të ishte në Marrëveshjen e Washingtonit

11:24 | 12 Shtator 2020
L G

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar se ruajtja e trashëgimisë fetare është obligim që Kosova ka marrë në momentin që ka shpallë pavarësinë më 17 Shkurt 2008.

Ka thënë se me Kushtetutë dhe me dy ligje është përcaktuar ruajtja e zonave të mbrojtura përreth manastireve.

Këtë shpjegim Hasani e ka dhënë kur ka komentuar Marrëveshjen e arritur në Washington mes Kosovës dhe Serbisë ku është përfshirë edhe pika për të ruajtur zonat e mbrojtura të trashëgimisë fetare në Kosovë.

“Sa i përket ruajtjes së trashëgimisë fetare, ai është obligim i Kosovës, i cili u mor përsipër nga Kushtetuta, Ligji për Komunitetet Fetare dhe Ligji për Zonat e Veçanta. Kjo tashmë është në fuqi, madje edhe pa këto dokumente, me vetë aktin e shpalljes së pavarësisë, Kosova ka ndërmarrë një detyrim ndërkombëtar për të mbrojtur të gjitha komunitetet”, ka deklaruar Hasani ka në një debat të organizuar nga KoSSev.

Ka thënë se i vjen keq pse një vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.

“Është për të ardhur keq që kjo dispozitë është atje, sepse ekziston një vendim i gjykatës kushtetuese për tokën e Deçanit”, ka shtuar ai.

Të ngjashme