Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vendime që dalin nga ky institucion i drejtësisë supozohet që të jetë të zbatueshme.
“Këtë standard e kanë shumica e gjykatave kushtetuese në Evropë. Edhe ne jemi në atë sistem që supozohet se ka kulturë juridike dhe kushtetuese”, është shprehur Hasani.
Hasani në Info Magazine ka thënë se nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit.
“Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh”.
“Është normale të përdoret detyrimi i zbatimit ose arbitrazhit”, ka theksuar ai duke diskutuar për kërkesën e vendeve të QUINT-it që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Hasani më tej ka komentuar edhe kërkesës e ish-Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të bërë për Avokatin e Popullit që t’i drejtohet Kushtetueses, për çfarë ka thënë se Naim Qelaj ka marr vendim arbitrar.
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve