Kryetari i Komisionit Nait Hasani propozoi që në javën e ardhshme të ftohet një dëgjim publik për projektligjin për Prishtinën, në mënyrë që të ketë afat të mjaftueshëm për brenda këtij viti të procedohet.
Ai përmendi se brenda këtij muaj të organizohen edhe dy vizita, në Tiranë dhe Shkup, meqë sipas tij këto kryeqytete janë të konsoliduar ligjërisht.
Anëtarët kanë caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme dëgjimin publik në orën 13:00.
Përveç kësaj kryetari i Komisionit Nait Hasani kërkoi që të gjitha bordet e Agjencive të Pavarura dhe të ndërmarrjeve publike të raportojnë në Komision për të gjithë anëtarët e bordeve se a janë në konflikt interesi dhe shkelës të ligjit.
Hasani ka thënë se ka anëtarë që marrin nga tri paga në mënyrë jo të ligjshme. Kjo sipas tij, duhet parandaluar.
Edhe Shqipe Pantina është pajtuar me këtë kërkesë dhe ka thënë që mos të lejohet në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarë të angazhuar me nga dy -tre pozita.
Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka thënë se të gjithë janë të thirrur si deputet që ta ruajnë buxhetin e Kosovës, dhe ka dilema që ka anëtarë të bordeve që shkelin pozitën e tyre zyrtare.
Milaim Zeka nga Nisma tha se janë edhe dy anëtarë të bordit që po shkelin ligjin dhe kanë konflikt interesi.
Ndryshe, në seancën e kaluar të Kuvendit deputetët kanë shkarkuar Mimoza Pllana-Hasanin nga Bordi i RTK-së për shkak të konfliktit të interesit.
Në këtë mbledhje Komisioni ka proceduar projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...