Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka theksuar se Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.
“Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë”, ka shkruar Hasani.
Postimi i Hasnait në Facebook:
Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës. Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë. Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë.
Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë. Skandaloze ! Akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”.
Institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë. Dhe duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e denime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë. Serbia me falsifikime e shtrembërime historike na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarrosjen etnike Shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve Shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni. Krimet nuk vjetërohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...