Hasani i bën thirrje Lutfi Hazirit t’i krijojë kushtet për Zonën Ekonomike të Gjilanit

22:44 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit që t’i krijojë kushtet për themelimin e Zonës Ekonomike në Gjilan. Ai ka thënë se është shumë i interesuar edhe për një Zonë Ekonomike në këtë qytet por komuna e Gjilanit po e neglizhon këtë çështje. Këtë deklaratë ministri Hasani e ka bërë në një intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se ka shumë biznese të mira dhe që janë të interesuara për këtë zonë edhe në Gjilan.

“Neglizhenca e kryetarit Haziri nuk po na e jep mundësinë që të investojmë në Zonën Ekonomike të Gjilanit. Në rast se komuna nuk bën përpjekje që ta shpallim zonën ekonomike, Gjilani i humb 5 milion euro. Kërkoj nga kryetari Haziri që të na krijojë kushtet sepse po humb Gjilani”, është shprehur ministri Hasani.

Ai ka paralajmëruar edhe Zonën Ekonomike të Malishevës.

Të ngjashme