Pas pesë ditësh kërkime, sot është gjetur trupi i pajetë i policit, Malsor Dashi, që bashkë me kolegun e tij, Armend Trena u aksidentuan të shtunën mbrëma në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe përfunduan në lumin Lepenc.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të ndjerë.
Ai ka thënë se gjetja e trupit të pajetë të policit është një ngjarje e mirë, pasi është ngushëllim për familjen.
“Rasti i gjetjes është i mirë, kemi vullnet që njerëzit tanë të gjenden kudo që janë. Shpresa vdes e fundit, shpresat kanë qenë shumë të mëdha dhe është gjetur. Kjo tregon që edhe trupi i policit tjetër do të gjendet”, ka thënë ai.
Hasani në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se institucionet përkatëse duhet të kenë përgjegjësi për kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor ashtu sikur edhe kujdesi i shoferëve në komunikacion, sipas tij, duhet të rritet.
“Është e dhimbshme të humben jetët e njerëzve në aksident. Kur i shohim këto humbje në aksidente, e shohim se kemi një papërgjegjësi në komunikacion të shoferëve ose policëve që e mirëmbajnë”, është shprehur ai.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...