Google ADS

Hasani: Duhet sa më parë të krijohen institucionet e reja

14:15 | 12 Korrik 2017
arbresh.info

Deklaratat e fundit nëpër medie se koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke pritur dështimin e PAN-it për të formuar qeverinë dhe institucionet e dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit, anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën  Bajram Hasani po i sheh si tendencioze dhe deklarata sa për tua bërë qefin siç ka thënë ai “ jugo-nostalgjikëve”.

Hasani në një postim të tijin në Facebook ka thënë se problem nuk do të ishte nëse dështon PAN, por pse “ po dështojmë të gjithë, po dështon Kosova”.

Hasani ka thënë se duhet sa më parë të krijohen institucionet e reja e të cilat duhet të marrin përgjegjësin për  vendimet që sjellin, e që këto institucionet duhet të sjellin ndryshimin që i duhet vendit për të pasur sukses në rrugën që ka para.

https://www.facebook.com/bajramhasanni/posts/1131182367014826

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme