Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani ka thënë se nga sot e kemi një ushtri të gatshme për të mbrojtur territorin e Kosovës.
Ai ka thënë se ushtria e Kosovës tani nuk do të dallojë nga ushtritë e vendeve tjera.
“Me këtë ligj përcaktohet një ushtri me pjesëmarrje vullnetare, dhe një ushtri që nuk është në kontradiktë me bashkësinë ndërkombëtare”.
Hasani ka thënë se edhe ushtritë e rajonit nuk kanë numër shume të madh të ushtarëve aktiv, prandaj edhe për ne 6 mijë ushtarë aktiv janë të mjaftueshëm.
“Vendit tonë nuk i duhen më shumë se 6 mijë ushtarë aktiv, ndërsa për rezervistët mund të varioj numri sipas nevojës”, tha ai.
Deputeti i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht edhe në formimin e ushtrisë po shfaqen tendenca për “bajraktarizma”, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me shqiptarët.
Duke folur për debatet e fundit për korrektim të kufijve, Hasani ka thënë se kufijtë mund të lëvizin disa metra por rrethanat politike nuk e lejojnë një ndryshim të madh. “Në gjithë këtë debat është e mirë që çështja e shqiptarëve të Preshevës të vihet në pah përsëri”.
Deputeti Hasani shprehet i pakënaqur me ecurinë e dialogut me Serbinë. “Me Serbinë duhet të bisedohet për përmirësimin e kushteve të qytetarëve serb. Është absurde të bisedohet me Serbinë për Ujmanin, Trepçën apo ndarjen e Kosovës”.
Deputeti i PDK-së ka thënë se as Thaçi e as Limaj nuk mund të udhëheqin me bisedimet. “Kryeministrit ia delegon kushtetuta të udhëheq me bisedime, nuk mund ta bëj këtë gjë as Thaçi e as Limaj”, ka thënë për Dukagjinin.
Për zgjedhjet e brendshme të PDK-së, Nait Hasani ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë i qartë që PDK duhet të hyjë e vetme në zgjedhje dhe jo me koalicione.
“Është më e mirë për partinë të kemi në garë 110 kandidatë për deputetë, pasi secili nga ta do të mobilizojë njerëzit e tij”.
Ai ka thënë do të ishte mirë që të kishte kundër kandidat për kryetar të partisë, por sipas tij përballja me Kadri Veselin nuk është gjë e lehtë.
“Njerëzit kanë frikë të përballen me Kadri Veselin. Por unë jam që të ketë një kundër kandidatë dhe të ketë program ai”, deklaroi ndër të tjera Nait Hasani.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...