Google ADS

Hasani dhe Balla në Prishtinë, homazhe në nder të dëshmorit Afrim Bunjaku

14:28 | 25 Shtator 2023
K.B

Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, është nisur drejt Kosovës, për të marrë pjesë në homazhet në nder të rreshterit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri Hasani është nisur drejt Prishtinës.

Po ashtu, edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u nis drejt Kosovës për të marrë pjesë në homazhe.

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të efektivit të policisë Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në veri të Mitrovicës, pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb./rtk

Të ngjashme