Deputeti nga NISMA, Milaim Zeka, ka reaguar lidhur me ndërrimin e koeficientëve për shtresa të ndryshme. Ai ka thënë se tani deputetët janë bërë të gjithë anëtarë të komisionit të administratës.
“Kryetar po t’i jap ty minutat e mijë. S’kam asgjë, no koment, gjithçka po zihet. Jemi bërë këtu sikur me kanë komisioni kur kemi punuar ne. Tani krejt deputetët janë shndërruar në anëtarë të Komisionit për Administratë Publik. Nait urime je komisioni më i madh, kështu që bile mund të bëhesh kryetar i Kuvendit nëse shkojmë me amandamente”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka replikuar duke thënë se e meriton.
“Me emër të Zotit, edhe e meriton”, ka thënë ai.
Kryetari i komisionit të administratës, Nait Hasani i nervozuar u ka thënë deputetëve të tregojnë ku i kanë dajt, hallat, e tezet që t’ua rritin koeficientët.
“Po më vije çudi nga ministri i Administratës që nuk ka asnjë reagim. E Keni gjetur një ministër të komunitetit pakicë dhe nuk ka mundësi të loboj, e ka mundësinë e vogël, duke krahasuara ministrin e Drejtësisë dhe ministrat tjerë që po lobojnë ta prishin tabelën dhe ta kemi të çakorduar që do të jetë në kundërshtim me të gjitha. Në marrëveshjen për ngritjen e koeficientit për mësuesit dje ka qenë kjo tabelë dhe kemi kërkuar që këta koeficienta t’u rritën për 0.1 mësuesve nga edukatorja deri tek drejtorët e shkollave të mesme. Gjithë kjo ka qenë ngritja, jo për nivelin universitar. Tani del Memli siç kërkoi më herët amandament, del dikush tjetër dhe prishet e gjithë tabela. Kallxoni kujt i ka mbet cili dajë, cila teze, hallë, t’ia ngritim koeficientit, veç kallxoni. Unë nuk pajtohem me këta sepse është prishje e rendit, ligjit, e tabelës. Performuesit e artit që e kanë sjellë ditën e fundit, Ministri thotë që i kanë rregulluar me rregullore. Edhe unë kisha mundur për anëtarët e komisionit ta bëjë një rregullore, por është mbi neve një rregullore, është ligji. Për performuesit e artit kam thënë që nuk ka shkallë që e mat vlerën e tyre. Por në rrethanat kur jemi ne si është vendosur koeficienti 3.2 e është kërkuar 3.4 atëherë nuk mund të shkohet, sepse drejtori e ka 3.2, nuk mundesh me shku mbi drejtorin, në këtë rast duhet t’i ndërrohet drejtorit. Nuk duhet të qiten artistët mbi drejtorët, vetëm 50 euro u ulet. Ministri duhet të dal e të thotë se ky ligj duhet të tërhiqet në formën ku janë prekur koeficientat, ky ligj nuk sjell barazi, po frikësoheni nga gjykatësit ja ku i keni. Unë e di që do të mi lëshoni ata gjykatës të më hetojnë ku jam e ku nuk jam, por unë jam këtu në Kosovë, nuk e kam menen të iki, por të gjithë ata që i keni votuar ju ua keni frikën”, ka thënë ai.
Kryetari Veseli ka replikuar duke i thënë se 15 vite ke mbajt burg e nuk je frikësuar ndërsa tani po frikësohesh.
“Hera e parë që po e dëgjoj që po i frikësohet gjykatësve, 15-16 vite i ka mbajt burg e nuk është frikësuar nga gjykatësit se për të drejt ke luftuar. Por, Nait, ti ke të drejt mos u frikëso”, është shprehur ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/557225224785297/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...