Përfaqësuesi i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, tha se pret që në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës, që përfshinë komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Hasani tha se pret që zgjidhja të jetë në atë mënyrë që këto komuna t’i bashkëngjiten Kosovës.
Ai i tha agjencisë Beta se kërkesa zyrtare për përfshirjen e Luginës së Preshevës në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është shkruar në një letër, të cilën përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi i kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Qeverisë së Kosovës, raporton REL.
“Ne besojmë se do të jemi të përfaqësuar në negociata”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se “kërkesa jonë lidhet vetëm me bashkëngjitjen në Kosovë, pasi mendojmë se është e mundur të arrihet një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...