Google ADS

Hasani ankohet para Haradinajt: Dogana nuk po e zbaton vendimin për qumështin

14:41 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë shqyrtimin e Propozim-vendimit për zbatimin e vendimeve për masat mbrojtëse nga Dogana e Kosovës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha me këtë rast se Dogana e Kosovës nuk po e zbaton vendimin për qumështin që gati tre muaj, raporton arbresh.info.

“Vendimet tjera prej që unë jam në krye të MTI-së po zbatohen. Ka ngel ai i qumështit”, tha Hasani.

Për këtë Hasani kërkoi të miratohet vendimi për qumështin dhe perimet.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, ka vënë si prioritet që t’i mbështes prodhimet vendore mirëpo Dogana e Kosovës nuk është duke e zbatuar këtë vendim.

Kujtojmë se Doganën e Kosovës e udhëheq Bahri Berisha i cili në këtë pozitë ishte emëruar në fillim të vitit të kaluar  nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme