Rreth 8 milionë euro llogaritet vlera e energjisë elektrike të pafaturuar për vitin 2016 në veri të Kosovës. Nga viti 1999, banorët e kësaj pjese të vendit nuk kanë paguar asnjëherë për rrymën e harxhuar, duke bërë që pagesa t`u faturohet banorëve të zonës tjetër të vendit.
Kjo praktikë pritet të vazhdojë, pavarësisht vendimit gjykatës që kjo të ndërpritet, sepse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk e ka bordin të kompletuar. E kjo situatë nuk pritet të ndryshojë së shpejti.
Përveç energjisë elektrike të cilën e shpenzon në shtëpinë e tij, është i obliguar të paguajë edhe për atë që nuk e ka shpenzuar. Në fakt, kjo praktikë ka vite që vazhdon, kur pjesa e tjetër e qytetarëve të vendit paguajnë për rrymën e shpenzuar edhe të atyre në pjesën veriore të Kosovës.
Për energjinë e pashpenzuar qytetarët do të vazhdojnë të japin të holla nga xhepi i tyre edhe për një kohë të pacaktuar. Kjo pasi tarifat e energjisë do të vazhdojnë të mbesin të njëjta. Sipas zyrtarëve të rregullatorit të energjisë, këto tarifa mund të ndryshojnë vetëm kur të formohet bordi. Krejt këto deklarime të zyrtarëve të ZRRE-së, për avokatin e popullit, Hilmi Jashari, janë të pakuptimta. Ai thotë se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen e jo të vlerësohen nga bordet.
Në anën tjetër, kryetarja e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, Sala Berisha, deklaron se edhe Kuvendi është i interesuar që bordi i ZRRE-së të plotësohet sa më shpejt në mënyrë që të zbatohet vendimi i gjykatës.
E derisa të zgjidhet anëtari i tretë i bordit të ZRRE-së, qytetarëve do t`u faturohet pagesa e energjisë që shpenzohet nga ata në veri. Por kjo situatë nuk pritet të zgjidhet shpejtë. Burime të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës bëjnë të ditur se nuk do të mbahen seanca të legjislativit, deri pas përfundimit të balotazhit për zgjedhjet lokale.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155547438908859/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut