Studiuesi dhe njohësi i rrethanave historike të Kosovës, Shkëlzen Gashi, ka publikuar në Facebook harta të siguruara nga arkivi i ish-Jugosllavisë për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka treguar se si këto harta qartësojnë se Çakorri nuk ka qenë asnjëherë pjesë e territorit të Kosovës.
“Në fund të vitit të kaluar isha në një konferencë në Beograd dhe e shfrytëzova rastin me shku në arkivin e Jugosllavisë për me e kërku raportin e komisionit të Đilas-it (Gjilasit) të vitit 1946 për përcaktimin e kufirit Sërbi-Mali i Zi”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në rrjetin social.
“Natyrisht, kjo punë kërkonte shumë kohë e mund, e me gjasë edhe shumë para”, ka theksuar ai.
Sipas tij, në hollin e arkivit të Jugosllavisë ishte një ekspozitë, e hapur para 5-6 viteve, me një mori hartash të Jugosllavisë socialiste të viteve 70 e 80.
“Në të gjitha, Çakorri ishte jashtë territorit të Kosovës. Të kuptohemi, nëse ka shpërputhje mes hartave dhe tekstit ose marrëveshjes, prevalon kjo e fundit”, ka shkruar Gashi.
https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10157155797638294
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe